Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka garantuar arritjen e marrëveshjes me Lidhjen Demokratike të Kosovës para 24 dhjetorit, datë e vendosur nga Presidenti për konstituimin e legjislaturës së shtatë.
“Ne kemi takime në vazhdimësi me LDK-në në kërkim të arritjes së marrëveshjes. Takimet i kemi të përditshme dhe besojmë që para 24 dhjetorit të finalizojmë marrëveshjen. Ne kemi harmonizuar programin”, është shprehur ai, raporton arbresh.info.
Këto komente ai i ka bërë pasi ka regjistruar mandatin e deputetit.
” Sot u regjistrova si deputet. I uroj të gjithë ata që do të jenë deputetë në këtë legjislaturë”, deklaroi Kurti para medieve.
Mësohet se Kurti e Mustafa do të mbajnë një takim gjatë ditës së sotme për të vazhduar diskutimin për arritjen e një marrëveshje për bashkëqeverisje.