“Arsenalit të ushtrisë sonë i kemi shtuar edhe dronë Bayraktar TB-2 të cilët i kemi blerë si Qeveri nga Turqia”, ka bërë me dije, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
“Në dy vjet qeverisje e kemi shtuar për mbi 80% numrin e ushtarëve dhe mbi 100% buxhetin për ushtrinë”, ka thënë kryeministri i vendit.
Ai shtoi se Kosova tash është edhe më e sigurt përveçse gjithnjë krenare!
“Me Komandantin e FSK-së gjenerallejtnant Bashkim Jashari dhe Ministrin e Mbrojtjes Armend Mehaj përgëzuam oficerët që e kanë kryer trajnimin për përdorimin e dronëve”, ka thënë kryeministri Kurti. /2LONLINE/