DYLON

Arratiset i burgosuri që ishte duke u trajtuar në Repartin e Psikiatrisë në Gjilan

Arratiset i burgosuri që ishte duke u trajtuar në Repartin e Psikiatrisë në Gjilan
Avatar photo Redaksia

Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK) njofton se mbrëmë nga Spitali Gjilanit-Reparti i Psikiatrisë është arratisur i burgosuri, M.G, i akuzuar për Veprën Penale Kanosje.

SHKK në njoftimin e bërë për media thotë se, ka informuar menjëherë Policinë e Kosovës dhe gjykatën kompetente, ndërsa ka formuar komision hetimor për të zbardhur rrethanat e arratisjes.

EkoHigjiena

“Ndaj zyrtarëve të cilët kanë qenë përgjegjës për mbikëqyrjen e të burgosurit është iniciuar procedura disiplinore, ndërsa, në bazë të vendimit të komisionit disiplinor, ata janë pezulluar nga puna”, thuhet në njoftimin e Shërbimit Korrektues të Kosovës. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.