Banorët e Lagjes “Arbëria”, të pranishëm në takim me zyrtarë të Drejtorisë së Urbanizmit, kanë kundërshtuar planifikimin aktual të Hartave Zonale, thonë disa prej pjesëmarrësve të këtij takimi.
Ali Milazimi, Ibrahim Aliu, Vehbi Tahiri, Drilon Milazimi, Genc Tahiri, Afrim Rudaku, Isa Musliu, Ali Musliu e plotë të tjerë, që morën pjesë në takimi e sotshëm, që u mbajt në shkollën fillore “Abaz Ajeti”, me banorët e lagjes Arbëria, i kanë shprehur hapur shqetësimet e tyre në lidhje me planifikimin dhe hartimin e hartave zonale.
Në planifikimet e Drejtorisë së Urbanizmit parashihet që gjysma e lagjes (rruga për Preshevë deri në hyrje të Velekincës) të kalojë në Zonën e Zabelit.
Ata kanë bërë të ditur se banorët e Lagjes u shprehën se do të fillojnë peticionet dhe mjetet e tjera demokratike në realizimin e kërkesave të tyre dhe se, gjithashtu, banorët e lagjes, gjetën mbështetje edhe nga Deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Imet Rrahmani, i cili edhe është banor i kësaj lagje.
Arbëria, sipas banorëve, mbetet unike në kërkesat dhe qëndrimet e tyre dhe i bëjnë thirrje Kuvendit Komunal të reflektojnë dhe të mos votojnë planifikime të tilla në kundërshtim me vullnetin e banorëve të Lagjes.