DYLON

Ministri Berisha uron ministren Shekerinska për pranimin e Maqedonisë së Veriut në NATO

Ministri Berisha uron ministren Shekerinska për pranimin e Maqedonisë së Veriut në NATO
Avatar photo Redaksia

Ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha ka uruar sot ministren e Mbrojtjes të Republikës së Maqedonisë së Veriut, znj. Radmila Shekerisnka me rastin e nënshkrimit të protokollit në Bruksel, akt ky që i hapi rrugë fqinjit tonë për anëtarësim në Aleancën Veri-Atlantike.

Me këtë rast, ministri Berisha duke uruar ministren Shekerinska dhe nëpërmjet saj edhe të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut u shpreh: ,, Uroj ministren e Mbrojtjes së Maqedonisë së Veriut, znj. Radmila Shekerinska dhe popullin e Maqedonisë së Veriut për këtë ditë historike, pas një rrugëtimi të gjatë dhe të vështirë.’’

Aktin e pranimit të Maqedonisë së Veriut në NATO, ministri Berisha e cilësoi si të një rëndësie të veçantë: ,,Nënshkrimi i protokollit i pranimit të fqinjit tonë, Maqedonisë së Veriut në NATO, është një lajm i rëndësishëm dhe një hap i madh për stabilitetin dhe sigurinë në rajon’’.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.