DYLON

Ministri Mustafa priti në takim komandantin e KFOR-it

Ministri Mustafa priti në takim komandantin e KFOR-it
Avatar photo Redaksia

Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa priti në takim njoftues komandantin e ri të KFOR-it, Gjeneral Major Lorenzo D’addario. Fillimisht ministri e uroi për detyrën e re dhe shprehi gatishmërinë për bashkëpunim mes dy institucioneve.

Në këtë takim u diskutua edhe për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në Republikën e Kosovës, ku u vlerësua të jetë e qetë.

Të dy bashkëbiseduesit vlerësuan bashkëpunimin e mirë mes dy institucioneve sa i përket rendit dhe sigurisë në Kosovë. Ata u shprehen të gatshëm që bashkëpunimi i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe KFOR-it të thellohet edhe më tej.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.