Problemet me sytë vijnë e shtohën me moshën, por një numër i madh i njerëzve në botë sot vuan nga ndonjë dëmtim i syrit.
Sado që syri si organ i ndjeshëm kërkon trajtim specific janë disa produkte ushqimore të cilat përmbajnë vitaminat që në ndonjë mënyrë ndikojnë për të mirë edhe tek sytë.
Ullinjtë e zi janë një burim i madh i vitaminës E, e cila ka aftësinë e shkëlqyer për të neutralizuar radikalët e lirë në yndyrën trupore.
Po ashtu edhe afërsisht një filxhan me ullinj të zinj përmbajnë sasinë e rekomanduar të vitaminës A që nevojitet për një ditë. Kjo vitaminë është vendimtare për shëndetin e syve.
Kjo lejon që syri të dallojë më mirë dritën dhe errësirën duke përmirësuar kështu edhe shikimin gjatë natës.