DYLON

Problemet shëndetësore që i tregojnë sytë

Problemet shëndetësore që i tregojnë sytë
Avatar photo Elife Sherifi

Sytë janë një pjesë e trupit, me anë të së cilit ne mund t’i diagnostikojmë disa probleme shëndetësore nëse tregojmë kujdes në disa shenja paralajmëruese.

Disa nga këto shenja të paraqitura nga ekspertët:

Njolla të verdha në qepalla– shfaqja e njollave të verdha në qepalla mund të tregojë se niveli i kolesterinës është shumë i lartë. Këto njolla janë depozita yndyrnash, të cilat shfaqen në disa zona të trupit.

EkoHigjiena

Ndjeshmëria e lartë ndaj dritës– nëse keni ndjeshmëri të lartë ndaj dritës dhe ju thahen sytë, atëherë keni të bëni me një sëmundje imunitare, e cila zakonisht i prekë gratë mbi moshën 40- vjeç.

Shikim i dobët– nëse ky problem ju shfaqet papritur, atëherë keni të bëni me isshemi. Nëse shikimi i dobët shoqërohet edhe me mpirje te gjymtyrëve, duhet të keni kujdes dhe te konsultoheni me ndonjë mjek.

Hollim i vetullave– nëse vëreni që me kalimin e moshës, qimet e vetullave fillojnë t’ju bien, atëherë keni probleme me gjëndrën tiroide. Edhe thinjat në vetulla mund të tregojnë që ju keni probleme me gjëndrën tiroide..

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.