Kur jeni duke përdorur kufjet, zëri shkon direkt në veshin tuaj. Vëllimi i tij kalon 90 decibel e që mund të dërgoj në komplikime e madje edhe në humbje graduale të dëgjimit.
Nëse vëllimi kalon 100 decibel dhe për 15 minuta dëgjohet muzikë, kjo gjë mund të dërgoj direkt në humbje të dëgjimit.
Infeksionet e veshit:
Kufjet e juaja përsonale i ndani me të tjerët? Kjo lehtë mund të shkaktoj infeksione të veshit. Para se ato t’i ndani me të tjerët sigurohuni që së pari t’i sterilizoni ose mos i huazoni fare.
Bllokimi i kalimit të ajrit në vesh:
Sot, të gjitha kompanitë që merren me prodhimin e kufjeve sigurohen që ju të dëgjoni muzikë me kualitet të mirë të zërit nga ato, por ne nuk jemi të vetëdijshëm që kjo mund të jetë e dëmshme. Duke i vendosur kufjet, kalimi i ajrit bllokohet dhe toni i lartë i muzikës kalon pa asnjë pengesë në veshin tonë.
Bllokimi i ajrit shumë lehtë dërgon në infeksion dhe nga toni i lartë i zërit në komplikime të dëgjimit. Nëse keni tringëllima në vesh, kjo mbase mund të jetë nga efekti i kufjeve.