DYLON

Buffon po rikthehet te Juventusi

Buffon po rikthehet te Juventusi
Avatar photo Elife Sherifi

Gazetarët e famshëm sportiv italian – Gianluca Di Marzio, Fabrizio Romano dhe Romeo Agresti – të gjithë pajtohen se Gianluigi Buffon do t’i kryejë testet mjekësore e te rikthehet te Juventusi.

Portieri italian Gianluigi Buffon pritet t’i kryejë të enjten testet mjekësore për ta kompletuar kthimin e tij në Juventus, vetëm një vit pasi u largua nga klubi italian.

Agresti thotë se Juventusi tashmë ka arritur marrëveshje me Gianluigi Buffon duke nënshkruar kontratë 1-vjeçare dhe do të fitojë 1.5 milionë euro në sezon, plus bonuse.

EkoHigjiena

Buffon i dha lamtumirën Juventusit vitin e kaluar për të shkuar te PSG-ja, nga ku u largua këtë verë pas përfundimit të kontratës.

Juve po punon shumë që ta forcojë skuadrën për sezonin e ardhshëm dhe t’ia dalë ta rrëmbejë titullin Champions Leaguen me Cristiano Ronaldon dhe Buffon ëndërron që ta fitojë trofeun që ka ëndërruar gjithmonë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.