Mr .sc. Arsim Halili
Kanë mbetur edhe pak ditë deri në mbyllje të këtij viti kalendarik. Konsideroj edhe gjatë këtij viti, shtëpia botuese “Beqir Musliu“ në Gjilan me editor Sabit Rrustemin dhe me bashkëpuntorët e tij, ka arritur të nxjerr në dritë numër të konsideruar të veprave, qoftë në zhanrin e poezisë, natyrisht edhe në prozë dhe në fushën publicistike.
Në parantezë të fjalës sime të mëposhtme me lejoni t’iu them se gjatë viti 2023, dritën e botimit e panë njëzetë e një botime, prej tyre tetë libra në poezi e që për to është folur veç e veç në fillim të vjeshtës letrare dhe nëntë botime në prozë këtu hyjnë edhe botime jashtë prozës artistike, pa harruar edhe katër numra të revistës letrare Agmia.
Në përmbyllje të vjeshtës letrare do të bëjmë një ekspoze veprave letrare në prozë. Mbi veçantitë e tyre estetike dhe artistike për disa nga veprat në prozë është diskutuar edhe gjatë këtij edicioni të vjeshtës letrare, andaj lidhur me këto botime do të trajtohen në mënyrë përmbledhëse.
- Konribut të çmuar ka dhënë përmes botimit studimor nga ana e studiuesit Anton Nikë Berisha të titlluar Dy kryevepra lirike të Fishtës (rreth veprave Jerina ase mbretnesha e luleve dhe Zana e vizitorit ) . Autori Berisha brenda këtij libri jo shumë voluminoz, por një libër i realizuar nga pikëpmja estetike deri në imtësi të asaj çfarë fshihet brenda vargjeve të Fishtës. Të vetëdijshëm se figura e Fishtës u anatemua gjatë sistemit komunist dhe natyrshëm kjo pengesë i bëri dëmë letërsisë shqipe, autori ndalet me theks të veçantë te melodrama Jerina ase mbretnesha e luleve një studim i mirëfllët qoftë nga pikëpmja estetike, gërshetimi i veprës nga aspekti tradicional, vendi i gruas në poezinë e Fishtës, Atdheu nga qensia estetike te Sigurisht se ka çfarë të flitet edhe brenda 1134 vargjeve të këngës Zana e vizitorit, lexuesi,natyrisht edhe studiuesit do të kenë një burim reference të këtyre dy kryeveprave siç edhe i titullon autori Berisha.
- Shumësi interpretimesh mbi poezinë e Prend Buzhalës, veçanarisht për përmbledhjen poetike “Pshertima pergamene” këtij emri që i ka dhënë letërsisë shqipe opusin e tij krijues në disa kënde , fal punës së Prof Anton Nikë Berishës në përzgjedhjen e nektarit më të mirë të poezisë brenda tetë vëllimeve në një përmbledhje serioze artistike, si e tillë kjo përmbledhje zgjoi interesim për ta vënë në diskutim publik artin poetik të Buzhalë Këtu nuk duhet harruar se falë punës së Prof. Labinot Berishës,i cili ka bë- rë zgjedhjen e trembëdhjetë autorëve të dëshmuar të fushës kritike dhe diskurzive që analizojnë nga këndet e tyre poezinë e Prend Buzhalës e një prej tyre edhe Sabit Rrustemi e thekson se është poezi e mendimit të thellë. Sigurisht secili nga kritikët të trajton në trajktore të ndryshme mendimin mbi poezinë e Buzhalës,por që emëruesi i përbashkët është se kjo vepër është përfaqësuese në artin e Prend Buzhalës.
- Autori Hasan Bunjaku para lexuesit të gjërë sjell botimin më të ri Një gjakim i pafat, një libër voluminoz përmes kujtesës së dokumentuar, pasqyron me shumë detaje mbi familjet e fshatit të lindjes Desivojcës (familjes Demiri dhe Bunjaku) të cilat po të mos ishin organizuar në një botim të tillë do t’i tretë dhëmbi i kohës shumë ngjarje interesante për familjet e cekura më lartë.
- Letërsia i then kufijët apo më mirë të them nuk eksiztojnë si të tilla brenda arealit krijues shqiptar me dy botime nga Nasi Lera dhe për Nasi Lerën, bibliotekatë tona do të jenë më të pasura me këto dy vepra . vepra “Frynte shumë erë” tri novelat e Lerës , botim eskluziv nga shtëpia botuese “ Beqir Musliu” , autori Lera gjithë trazimet e tij shpirtërore na i vë në dispozicion me artin e tij të mirëfilltë. Por veprën e Lerës nuk e lënë të heshtur atë gërmojnë kritikët madje fjalën e tyre e ballafaqojnë në takim me shkrimtarin dhe për shkrimtarin në Klinë , ku me diskutimet e tyre, zgjojnë mjaft interesim sa që Mikel Gojani arriti t’i tubojë së bashku në një libër të veçantë të titulluar Njohje e mëtejshme të veprës letrare.
- Mbi katër dekada të ikjes nga kjo botë të poetit të Rexhep Elmazi, poezia e tij jeton dhe trajtohet me seriozitet, sepse bagazhi i tij krijues cilësor,bënë që të mbahen takime letrare gjë për të cilën shpalosen nga kë ndvështrime me mjaft interes gjithë ajo që lidhet me poezinë e Rexhep Elmazit. Sigurisht të tilla trajtime janë tubuar bremda librit Shprushje nëpër vargjet që nuk zbehen.
- Ndonjëherë atë që nuk e bëjnë dot institucionet për shumë çështje nacionale e bënë një individ ,këtë rast Fadil Kajtazi ky emër i njohur i fushës së sigurisë, fal punës së tij këmbëngulëse, na sjell të dokumentuara dhe argumentuara , jo përmes folklorit patetik gjë që jemi mësuar të dëgjojmë mbi gjithë ato që nga kanë ndodh në kurriz të popullit tonë,por me një analizë profesionale, duke i ballafaqur burimet serbe dhe ndërkombëtare,pasqyron më së mirë tërë atë odisejadë që e përjetoi populli ynë ndër vite. Rrumbullaksimi i këtij projekti serioz vjen në duar te lexuesit përmes librit publicitikë, konsideroj të parin e këtij lloji në trojet tona të titulluar Ideologjia serbe e gjenocidit..
- Sa herë flitet për shkrimtarin Ramdan Rexhepin na shkon mendja te Kambanoret dhe romani Udhëkryqi, të botuara ribotuara vite më parë, ky shkrimtar i mërguar gjatë kohë,por produktiv në letërsi. Romansieri dhe tregimtari ynë i shquar, Ramadan Rexhepi, ne romanin më të ri satirik “LEZETQENDRA E SALI BABËS” ka vështruar disa dukuri të rëndësishme të jetës së përditshme të botës e të njeriut tonë, duke i parë nga një kënd i veçantë, ku vijëzohet herë një humor i lehtë, herë merr përmasë një satirë e ndjeshme.Kjo bie në sy qoftë kur autori rrëfen për dukuri shoqërore, qoftë për dukuri të brendshme të personazheve e të kundërthënieve që shfaqen në veprimin e përditshëm të tyre, sidomos në ambiente të veçanta, ku botëkuptimi njeriut tonë shpaloset më mirëfilli.
- Afrim Demiri, poeti e publicisti, vjen para lexuesit të tij si prozator,me librin e tij me titull simbolik 17 figura-të, në librin më të ri të këtij autori janë përmbledhur 40 tregime ,Gjuha e pasur poetike brenda tregimeve të Afrim Demirt e bënë lexuesin që të zgjoi kërshërin e tij mbi atë se çfarë fshihet brenda figurave mataforike të secili tregim veç e veç. Gjë që gjë rsisht do t’i lëmë hapësirë dy kritikëve ta shfaqin mendimin e tyre rreth kësaj vepre.
Krejt në fund, dua të them mund të mos jenë shumë vepra nga ana sasiore, por nga ana kulatative mendoj që janë të vlefshme për lexuesin e pasionuar.
Rrugëtim të mbarë edhe në vjeshtën e ardhshme letrare, gjithë krijuesve e lexuesve tanë të pasionuar . /2LONLINE/