DYLON

KSHMS shqyrton raportin e punës së “Vizitave shtëpiake” dhe përkujdesja për Nëna dhe Fëmijë

Komiteti për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale
Avatar photo Redaksia

Komiteti për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale (KSHMS), ka shqyrtuar të enjten raportin e punës së Vizitave Shtëpiake dhe përkujdesja për Nëna dhe Fëmije nga QKMF “Dr.Nagip Rexhepi”

Kryesuesi i këtij Komiteti, dr. Jashar Jashari, ka thënë se ky program i punës është i mbështetur nga UNICEF-i, dhe më pas i përkrahur edhe nga Kryetari i Komunës z. Lutfi Haziri dhe Ministri i Shëndetësisë, ka filluar të aplikohet edhe në Gjilan nga data,1 korrik 2016 nga punëtorët e QKMF-së dr. Nagip Rexhepi.

Jashari e ka bërë prezantimin e themelimit të këtij Fondi të Emergjencës, programeve të këtij fondi që, UNICEF i realizon anë e mbanë Globit.

EkoHigjiena

UNICEF – apo Fondi i emergjencës së Kombeve të Bashkuara për fëmijë

Ky fond është themeluar në vitin 1946, dhe fillimisht është krijuar për të i lehtësuar pasojat e luftës. Ndërsa tani UNICEF merret me Mirëqenien e Fëmijëve në vendet në zhvillim apo në Tranzicion.

UNICEF – ka marrë mandatin nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara (OKB ), që të mbrojë të drejtat e fëmijëve. Qendra apo selia e UNICEF -it është në Nju Jork.

Nga viti 1950 UNICEF – është i fokusuar në përkrahjen në “ Zhvillimin e Mëtutjeshëm” të punës së tij në më shumë se 140 shtete. UNICEF ofron ndihmë për komunitetet në nevojë, si në shërbime dhe ndërtim të Ujësjellësve dhe Kanalizimeve. UNICEF ka ndihmuar në sigurimin e ujit të pijshëm për miliona fëmijë, si dhe në ofrimin e kushteve të mira Higjieno -Sanitare. Po ashtu UNICEF, me programe edukative shkollore mundëson arsimimin elementar të fëmijëve nëpër shkolla në tëre botën posaçërisht në vendet në tranzicion.

UNICEF – gjithashtu siguron një varg ndihmash për fëmijët dhe familjarët e tyre të prekur nga shkatërrimet, përmbytjet, tërmetet, thatësira e zgjatura.

UNICEF – po ashtu ndihmon fëmijët e prekur nga lufta, duke iu lehtësuar atyre dhembjen dhe vuajtjet dhe duke i siguruar ata nga pasojat e tmerrshme të luftës.

Në SHBA, UNICEF-i është i përqendruar në punën e tij në brendësi të qyteteve ku fëmijët janë rëndom viktima të dhunës, si dhe mbron fëmijët nga veset e këqija, si dhe nga trafikimi.

Nga viti 1990, UNICEF e ka arritur kulmin e tij në zhvillimin e Sistemit të Imunizimit tek miliona fëmijë në gjithë botën. Kështu në vitin 1996 rreth 80% e fëmijëve në botë janë vaksinuar për 20% me shumë se sa në vitin 1990, fal UNICEF-it.

UNICEF-i – mbështetet apo financohet nga Kombet e Bashkuara, si dhe nga një ndihmë nga 150 qeveri kombëtare nga e gjithë bota.

***

Në fund të këtij prezantimi, dr. Jashar Jashari ka falënderuar UNICEF-in, gjegjësisht përfaqësuesit e zyrës së UNICEF-it në Kosovë, që me programet e tyre po mundësojnë në zhvillim dhe rehabilitimin e fëmijëve tanë, sepse fëmijët janë e ardhmja e vendit tonë dhe është obligim i të gjithë neve që të investojmë për të iu dhuruar një e ardhme sa më e ndritur.

Pas këtij prezantimi kryesuesi ia kaloi fjalën koordinatores së këtij projekti, Sebahate Haziri, e cila njoftoi anëtarët e KSHMS-së me këtë program, ku ndër të tjera tha se programi si i tillë funksionon në kuadër të QKMF-ve në gjithë Qendrat Rajonale të Kosovës, e nga viti 2016, po zbatohet edhe në Komunën e Gjilanit, nga ekipi i infermierëve të trajnuar dhe po funksionon shumë mirë në realizimin e vizitave shtëpiake dhe në përkujdesjen e grave shtatzëna, dhe të fëmijëve.

Për këtë program janë trajnuar 27 infermierë nga QKMF dr. Nagip Rexhepi, 2 Mami nga QMG-ja, 1 punëtore nga QPS, si dhe një edukatore nga DKA, ka thënë z. Haziri. Këto trajnime janë organizua nga Ministria e Shëndetësie, ndërsa janë mbështetë nga UNICEF-i. Më pas znj.Haziri ka thënë gjatë referimit të këtij raporti se, në Komunën e Gjilanit janë duke u zbatuar vizita në shtëpi nga 6 QMF në zonën urbane me 12 infermierë, derisa nga tetori i vitit 2016 ka filluar zbatimi i këtij programi edhe në zonat rurale me 7 infermierë (punëtorë shëndetësor).

Gjatë kësaj periudhe të zbatimit të këtij projekti nga Korrik 2016- Mars 2017 janë bërë 568 vizita shtëpiake.

Numri i fëmijëve të vizituar nga 0-3 vjet ka qenë 412 fëmijë, ndërsa nr. i grave shtatzëna ka qenë 156, ka thënë koordinatorja e këtij projekti.

Nga këto vizita janë dhënë këshilla si për ushqyeshmërinë e fëmijëve të porsalindur deri në moshën 3 vjeçare, sikur që janë dhënë këshilla edhe për gratë shtatzëna për mbajtjen e shtatzënisë sa më të lehtë.

Po ashtu iu janë shpërndarë edhe broshura rreth ushqyeshmerisë së fëmijëve, dhe për mbajtjen e shtatzanisë se grave, ka thënë kordinatorja, Haziri.

Rreth këtij Raporti kanë dhënë kontribut të çmueshëm me diskutimet e tyre të gjithë anëtarët e KSHMS-së dr. Nexhat Halili, dr. Agron Leka, dr. Fatbardha Selmani, dr. Mirvete Kurteshi, dr. Selvete Shurdhani si dhe dr. Veton Uka.

Në fund të takimit KSHMS, vlerëson lartë këtë Raport dhe e Miraton në mënyrë unanime nga gjithë anetarët e Komitetit për Shëndetësi dhe i rekomandon KPF-së për aprovim në Kuvendin Komunal që t’i jepet përkrahje për vazhdimin e këtij projekti edhe viteve në vazhdim.