Komiteti për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale (KSHMS) ka miratuar të mërkurën raportet e punës së Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare “Dr Nagip Rexhepi” si dhe të Shërbimit të Vaksinimit, të cilët i kanë paraqitur Nexhat Hajrullahu (DSHMS), dr Fejzullah Berisha (QKMF) e dr Ismet Uruqi (SHV).
Ndërkohë që në debat të takimit të KSHMS-së, përmes pyetjeve e konstatimeve, kanë kontribuuar edhe dr Jashar Jashari, dr Agron Leka, dr Fatbardha Selmani, dr Mirvete Kurteshi, dr Selvete Shurdhani, dr Nexhat Halili e dr Veton Uka.
Fillimisht, kryesuesi i kësaj trupe komunale (KSHMS), Jashar Jashari ka thënë se drejtoria e linjës ka vazhduar me aktivitetet e saj sipas përgjegjësive ligjore, duke qenë në shërbim të qytetarëve, sikurse edhe QKMF-ja me ambulancat dhe punktet e saj në terren dhe i ka përgëzuar për punën e bërë gjatë vitit 2016.
Nexhat Hajrullahu, drejtor për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, ka thënë se gjatë kësaj periudhe kohore,është vazhduar me përkrahje të kategorive të ndryshme përmes subvencionimit për mjekim dhe barna, me pagesë të qirasë për 45 familje,ndërtimin e 38 shtëpive të banimit, meremetimin e 40 shtëpive të tjera nga fondi i solidaritetit.
Po ashtu janë subvencionuar edhe OJQ-të e ndryshme, ndërsa për familjet e dëshmorëve dhe invalidëve të luftës,në emër të pagesave mujore, janë dhënë 27.300 euro, ka thënë Hajrullahu.
Shërbimet dhe cilësia e tyre janë rritur dukshëm edhe në QKMF “dr Nagip Rexhepi”. “Gjatë vitit të kaluar, kemi ofruar mbi 620 mijë vizita e shërbime të ndryshme mjekësore”, ka thënë drejtori Fejzullah Berisha.
Edhe sa i përketfurnizimitmebarnadhematerialtjetërngalistaesenciale,Berisha ka thënë se gjendja kanë qenë e kënaqshme, meqenëse janë plotësuar deri në 80 për qind të nevojave.
Pasi ka prezantuar në detaje punët e kryera në QKMF gjatë vitit të kaluar, përfshirë edhe buxhetin dhe shpenzimet, për çka është përgëzuar edhe nga opozita, Berisha ka thënë se projekti më i rëndësishëm është fillimi i objektit të ri të QKMF-së, i cili po ndërtohet në afërsi të Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit.
Ndërkaq, dr Ismet Uruqi ka prezantuar punën e Shërbimit të Vaksinimit, i cili si përherë është angazhuar që asnjë fëmijë prej moshës 0-18 vjet të mos mbetet pa u vaksinuar, duke qenë se vaksina është mënyra më e mirë për të mbrojtur shëndetin e popullatës.
Hajrullahu, Berisha e Uruqi kanë dhënë edhe përgjigje në pyetjet dhe interesimet e anëtarëve të KSHMS.