Haziri i jep mbështetje udhëheqjes së re të KVRL-së

Haziri i jep mbështetje udhëheqjes së re të KVRL-së

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur në një takim informues udhëheqjen e re të Këshillit të Veprimit Rinor Lokal (KVRL), të cilëve u ka dhënë mbështetje për punë dhe ka kërkuar angazhim në kuadër të përgjegjësive që kanë për të punuar dhe për të qenë afër rinisë, në mënyrë që zhvillimet rinore të kenë një organizim institucional dhe një adresë të fuqishme zyrtare.

“E urova udhëheqjen e re të KVRL-së me në krye Diellza Selishta, dhe kam kërkuar angazhime konkrete në harmonizim të aktiviteteve rinore dhe aktiviteteve të tjera ku pikëpreket rinia në përgjithësi dhe organizatat joqeveritare të cilat trajtojnë problemet rinore. Komuna e Gjilanit është gjithnjë e gatshme të mbështes aktivitetet dhe nismat që kanë qëllim të përgjithshëm dhe të cilat janë edhe në funksion të një grupi të caktuar sikur që është rinia, në këtë rast e Gjilanit”, ka thënë kryetari Lutfi Haziri.

Kryetari Haziri, gjithashtu, ka kërkuar bashkëpunim mes KVRL – së dhe Njësisë për Rini, por në të njëjtën kohë ka kërkuar angazhim dhe bashkëpunim edhe me organizatat tjera jashtë KVRL-së në mënyrë që rinia e Gjilanit të jetë sa më mirë e organizuar dhe sa më afër trajtimit e zgjidhjes së problemeve që i ka kjo grupmoshë.

KOMENTE