Rexhep Morina sekretar I Kryqit të Kuq, dega në Kamenicë ka bërë me dije se ky vit është përmbyllur me shumë suksese në të gjitha programet që i inplementon Kryqi i Kuq i Kosovës, dega në Kamenicë, e në veçanti programi i mirëqenës sociale ku duke i falënderuar donatorëve, transmeton 2LONLINE.
Ai tha se dega e Kryqit të Kuq në Kamenicë gjatë muajit nëntor dhe dhjetor ka shpërndarë ndihma në miell, pako ushqimore, pako higjienike, këpuca, rroba të ndryshme për familjet ne nevojë.
Sasia e shpërndarjes është Miell 5275 kg, pako ushqimore dhe higjienike 161 copë, rroba 541 kg. Këpuca 149 palë.
Vlera e përgjithshme e donacioneve që janë shpërnda gjatë muajit nëntor dhe dhjetor arrin në 10153 €
“I falënderojmë nga zemra për respektin dhe besimin donatorët në emër të stafit, vullnetarëve dhe familjeve përfituese. Zoti i shpërbleftë me te gjitha të mirat këta njerëz human. Gjithmonë do të jemi në shërbim të qytetarëve”, ka thënë Morina.