DYLON

Rotaract Club “Anamorava” shpërndau dhurata për Vitin e Ri për fëmijët e komunitetit rom

Rotaract Club “Anamorava”  shpërndau dhurata për Vitin e Ri për fëmijët e komunitetit rom
Avatar photo Redaksia

Të rinjtë gjilanas që janë pjesë e Rotaract Club “Anamorava”, po vazhdojnë me aktivitete të ndryshme në të mirë të komunitetit dhe në këtë fundvit kanë organizuar aktivitetin e shpërndarjes së dhuratave për festat e fundvitit, përkatësisht Vitin e Ri, kësaj here për fëmijët e komunitetit rom.

E veçanta e këtij aktiviteti është se rotaraktorët, në rolin e Babadimrit, fillimisht i kanë grumbulluar dhuratat standarde për fundvit, me vet kontributin e tyre si dhe janë ndihmuar edhe nga miqtë, i kanë pasuruar edhe me gjësende shkollore dhe rroba, për t’i paketuar dhe bërë gati për shpërndarje.

Ndihmuar nga aktivisti i palodhshëm i komunitetit rom, njëherësh zyrtar komunal, Elez Kurteshi, sot janë shpërndarë 32 dhurata të tilla, për fëmijët rom, të cilët janë vizituar në shtëpitë e tyre, në rrugën “Avdullah Presheva”, ku u janë shpërndarë dhuratat, duke u sjellë kështu sadopak gëzim në këtë fundvit. Pastaj një pjesë e dhuratave janë dorëzuar për fëmijët në Repartin e Pediatrisë në Spitalin e Gjilanit e disa dhurata iu janë dhuruar edhe fëmijëve të takuar rastësisht në rrugë, si surprizë e fundvitit.

EkoHigjiena

Përndryshe, Rotaract Club “Anamorava”, ka premtuar aktivitete të shumta në të mirë të komunitetit edhe përgjatë vitit 2019.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.