Në prag të sfidës së parë kualifikuese në UEFA Conference League përballë ekipit Liepaja nga Letoni, kanë folur para mediave kryetrajneri i SC Gjilanit, Zekirija Ramadani dhe futbollisti Albert Dabiqaj, duke dhënë impresionet e tyre.
“Do të jetë ndeshje me shumë vlera dhe mendoj se kemi pasur kohën e duhur. Liepaja është ekip me eksperiencë, por ne kemi pikat tona të forta dhe nëse arrijmë ta imponojmë lojën tonë e jo të kundërshtarit, do të marrim rezultat pozitiv. Nëse nuk marrim rezultat të mirë, nuk do të thotë se përfundon, por uroj të fitojmë ne”, ka thënë kryetrajneri Ramadani.
Ai shtoi se nuk u intereson loja e mirë, por i intereson kalimi i raundit.
“Objektivi është kalimi tutje” ka thënë Ramadani.
Nëdrsa futbollisti Dabiqaj ka thënë se do të mundohen që nëpërmjet lojës së bukur të arrijmë kualifikimi tutje.
“Jemi gati të japim më të mirën. Nuk po mendojmë për sezonin e ri, por po mendojmë për ndeshjen ndaj Liepajës. Atmosfera është e jashtëzakonshme”, ka shtuar ai.
Përndryshe, ndeshja SC Gjilani – FKLiepaja do të zhvillohet të enjten më 7 Korrik në stadiumin “Fadil Vokrri” të kryeqytetit. /2LONLINE/