DYLON

Parandalohen dy raste të tentativës për kontrabandë me kafshë

Parandalohen dy raste të tentativës për kontrabandë me kafshë
Avatar photo Redaksia

Policia kufitare e Kosovës në aksion kundër kontrabandës, parandalohen dy raste të tentativës për kontrabandë me kafshë.

Njësitë patrulluese të drejtorisë rajonale kufitare (DRK-Lindje) në zbatim të masave për parandalimin dhe luftimin e paligjshmërisë kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacionale në teren.

EkoHigjiena

Si rezultat i kësaj, në rastin e parë sot me datë 06.07.2022, rreth orës 17:10 në fshatin Ramijan komuna e Vitisë, bazuar edhe në analizën e riskut dhe informacioneve inteligjente të bëra nga ana e njësive të policisë kufitare është arritur të identifikohet automjeti kamionin e Mercedes Benz me targa kosovare të cilin e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar me iniciale (H. K), viti i lindjes 1971.

Gjatë kontrollit zyrtaret policor kanë vërejtur se i dyshuari në rimorkio kishte të ngarkuar pesëdhjetë e shtatë (57) krerë dele për të cilat nuk posedonte kurrfarë dokumenti përkatës.

Në rastin e dytë, po ashtu sot rreth orës 17:45 në rrugën Viti-Pozhoran, komuna e Vitisë, është arritur të identifikohet automjeti kamionin e Mitsubish me targa kosovare të cilin e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar me iniciale (M. B), viti i lindjes 1974.

Gjatë kontrollit zyrtarët policor kanë vërejtur se i dyshuari në rimorkio kishte të ngarkuar gjashtë (6) krerë gjedhe (lopë) për të cilat nuk posedonte dokumente përkatëse.

Kafshët dyshohet të jenë futur në territorin e Republikës së Kosovës përmes rrugëve ilegale nga Republika e Maqedonisë se veriut.

Këto raste janë në proces të trajtimit nga njësitet policore kufitare nga drejtoria rajonale kufitare-Lindje

në bashkëpunim me Prokurorinë përkatëse, Inspektorët e AVUK-ut dhe Doganën e Kosovës.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në ruajtjen dhe menaxhimin efikas të kufirit shtetëror, parandalimin e kontrabandës dhe krimit, në veçanti operacione të vazhdueshme policore po ndërmerren dhe do të ndërmerren në parandalimin dhe kontrabandimin e mallrave në përgjithësi. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.