Kryetari Haliti inspektoi punimet në ndërtimin e trotuarit në fshatin Sllatinë e Epërme
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka inspektuar sot punimet në ndërtimin dhe rregullimin e trotuarit në fshatin Sllatinë e Epërme të Vitisë.
Me këtë rast ai është pritur nga banorët lokal të cilët e falënderuan atë për investimet e bëra në këtë lokalitet duke theksuar se ndërtimi i trotuarit ka një rëndësi të veçantë për sigurin e qytetarëve në veçanti të fëmijëve.
Kurse Kryetari Haliti tha se qeveria lokale e Vitisë në bashkëpunim me partneret e saj ka filluar implementimin e projekteve të shumta të cilat janë në interes të qytetarëve të kësaj komune.