LDK-Gjilan: Imet Rrahmani zgjidhet nënkryetar i Degës, ndërsa Arben Mehmeti sekretar

LDK-Gjilan: Imet Rrahmani zgjidhet nënkryetar i Degës, ndërsa Arben Mehmeti sekretar

Me propozim të kryetarit Lutfi Haziri, Imet Rrahmani është zgjedhur nënkryetar i Degës s LDK-së në Gjilan, ndërsa Arben Mehmeti sekretar.

Lidhja Demokratike e Kosovës në Gjilan, nën udhëheqjen e kryetarit të Degës dhe të Komunës, Lutfi Haziri, ka mbajtur sot takim të rregullt me strukturat e saj, përfshirë kryesinë dhe kryetarët e nëndegëve.

Të gjitha strukturat e LDK-së i kanë dhënë mbështetje të fuqishme kryetarit Haziri, duke vlerësuar lartë qeverisjen komunale në udhëheqjen e tij, i cili e ktheu kujdesin e Qeverisë së Republikës në investime, përderisa interesim të madh për Gjilanin ka shfaqur Tirana, Brukseli dhe shtetet tjera mike, duke ia ndryshuar jetën qytetarëve të Gjilanit, thuhet në komunikatën e LDK-së lëshuar nga Zyra për Marrëdhënie me Publikun

Më tje thuhet se në këto takime, është parë një mobilizim masiv i strukturave të LDK-së, sidomos pas zgjedhjeve të Forumit të Gruas dhe Forumit të Rinisë, ndërkaq janë aktivizuar të gjitha Komisionet e Degës, të cilat kanë paraqitur raportet një-veçare të punës, është miratuar buxheti 2017 dhe po ashtu LDK ka ndarë obligimet organizative për t’u rikthyer në bashkëbisedim me qytetarët.

Strukturat LDK-së në Gjilan janë mobilizuar i fuqishëm për fitoren e radhës, e cila do të jetë sërish plebishitare, edhe atë pa balotazh. Të pranishmit kanë vlerësuar se LDK është shpresë dhe besë për qytetarët e Gjilanit, thuhet tutje në komunikatë.

Po ashtu, Lidhja Demokratike është duke punuar për organizimin e Konventës ditore më 16 prill, kur edhe do të shënohet 27-vjetori i themelimit të partisë së Ibrahim Rugovës në Gjilan.

Ndërkohë, pas një debati të gjatë në kryesi, me propozim të kryetarit Lutfi Haziri, Imet Rrahmani është zgjedhur nënkryetar i Degës, ndërsa Arben Mehmeti sekretar.

Përndryshe, gjatë takimit të sotëm të LDK-së, është vlerësuar lartë kontributi i gazetarit dhe publicistit, Bardhyl Ajeti, duke kërkuar nga autoritetet e sigurisë që ta zbardhin rastine vrasjes makavre, sikurse edhe rastete vrasjeve tjeratë veprimtarëve të LDK-së.

KOMENTE