Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka njoftuar se kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me CARITAS-in Zviceran për projektin “Ndikimi i rinisë në mjedis-në kuadër të projektit YENI”.
I pari i komunës ka thënë se ky projekt ka për qëllim që të përmirësojë veprimin klimatik si dhe mbrojtjen e mjedisit.
“Dje kemi nënshkruar Marrëveshjen e Bashkëpunimit me CARITAS-in Zviceran për projektin “Ndikimi i rinisë në mjedis-në kuadër të projektit YENI”. Marrëveshja e nënshkruar është bashkëpunim që do të zgjasë 3 vite, në përputhje me prioritetet e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal”, ka thënë Rahimaj.
Ky projekt ka për qëllim që të përmirësojë veprimin klimatik si dhe mbrojtjen e mjedisit.
“Të përfshirë në mënyrë direkte në këtë projekt, do të jenë nxënësit e shkollave të mesme të komunës sonë, që nëpërmjet aktiviteteve të tyre do të përmirësojnë veprimet klimatike si dhe do të kujdesen për mbrojtjen e mjedisit. Falënderoj drejtorin Afrim Dërvishi, për angazhimin e tij për të bërë të mundur realizimin e këtij bashkëpunimi”, ka thënë Rahimaj. /2LONLINE/