DYLON

Komuna e Vitisë përfituese e projektit të USAID-it: “Integriteti i Komunave të Kosovës”

Komuna e Vitisë përfituese e projektit të USAID-it: “Integriteti i Komunave të Kosovës”
Avatar photo Redaksia

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në takim Agim Salihu, udhëheqës i objektivit 2 dhe 3 të projektit “Integriteti i Komunave të Kosovës, të USAID-it amerikan.

Gjatë këtij takimi, kryetari Haliti u njoftua rreth pikëpamjeve që parasheh ky projekt, ku sipas z.Salihu, do të ketë 8 komuna partnere, të cilat do të marrin asistencë direkt, si dhe 8 komuna të dyta të cilat do të mund të jenë potenciale për komuna në fokus në vitin 4 dhe 5 të projektit.

EkoHigjiena

Në këtë takim janë shpalosur edhe programi dhe objektivat e projektit për periudhën e ardhshme 5 vjeçare (2022 – 2027).

Duke folur për rendësin e këtij projekti, kryetari Haliti tha se komuna e Vitisë, është e interesuar të punoj me projekte të tilla amerikane, e posaçërisht me një projekt të tillë, duke e konsideruar si shumë të domosdoshëm dhe sipas tij është në interes të institucioneve komunale.

Përndryshe projekti Integriteti i Komunave të Kosovës, adreson sfidat në lidhje me korrupsionin dhe ofrimin e shërbimeve me cilësi të dobët nga Qeveria e Kosovës duke përmirësuar menaxhimin e financave publike, me fokus në prokurimin komunal dhe duke përforcuar mekanizmat e llogaridhënies brenda dhe jashtë qeverisë përmes shoqërisë civile, sektorit privat dhe mediave.

Objektivat kryesore të këtij projekti do të jenë:

1. Institucionet qeveritare për llogaridhënie ofrojnë mbikëqyrje financiare më efektive dhe më të koordinuar.

2. Institucionet rrisin përdorimin e praktikave të mira në planifikimin e buxhetit, prokurimin publik dhe menaxhimin e kontratave.

3. Institucionet avancojnë normat dhe praktikat që mbështesin auditimin e brendshëm dhe llogaridhënien.

4. Shoqëria civile, mediat dhe sektori privat përmirësojnë integritetin e akterëve të sektorit publik dhe privat në prokurimin publik. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.