Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj së bashku me u.d së drejtorit në Drejtorinë e Urbanizimi, Uran Berisha dhe përfaqësuesin nga Zyra për Investime në Komunën e Kamenicës, Leotrim Spahiu, ka pritur në takim drejtorin e Organizatës “Qëndresa Kosovare”, Islam Cakaj.
Në këtë takim është diskutuar për mundësitë e reja të bashkëpunimit.
I pari i komunës duke falënderuar këtë organizatë për investimet që ka bërë në Kamenicë, me donacionet nga Kuvajti, ka thënë se kontributi i tyre do të jetë kryesisht në fushën e arsimit.
“Gjatë takimit me drejtorin e Organizatës “Qëndresa Kosovare”, Islam Cakaj dhe menaxherin Samir Salihu, patëm një diskutim të frytshëm lidhur me mundësitë e reja të bashkëpunimit.
I falënderova për kontributin dhe investimet që kjo organizatë ka bërë, me donacionet nga Kuvajti, për Komunën e Kamenicës. Diskutuam për mundësi të reja bashkëpunimi, pasi që edhe ata janë pro kësaj ideje.
Kontributi i tyre kryesisht do të jetë në fushën e arsimit, pasi që e vlerësojmë se kjo është njëra ndër fushat ku ka më së shumti nevojë për investim”, ka thënë Rahimaj. /2LONLINE/