Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi me përfaqësuesin e “OJQ AMJ”, Jinahhudin Saif.
Kjo marrëveshje është nënshkruar për të mbështetur projektin “Participimi me donatorë, përmirësimi i kushteve në Arsim në Komunën e Kamenicës”.
I pari i komunës, Qëndron Kastrati, ka thënë përmirësimi i kushteve në arsim është njëra ndër prioritetet e qeverisjes së tij.
“Së bashku me përfaqësuesin e “OJQ AMJ”, Jinahhudin Saif, nënshkruam marrëveshje në kuadër të projektit “Participimi me donator, përmirësimi i kushteve në Arsim në Komunën e Kamenicës”. Si qeverisje jemi angazhuar që të punojmë në fushën e arsimit në mënyrë që fëmijët të kenë kushte dhe cilësi të duhur. Vazhdojmë ta kemi prioritet arsimin!”, ka thënë ai.
Ndryshe kjo marrëveshje ka vlerën dy mijë euro, përmes së cilës synohet të blehen tre smartboards. /2LONLINE.com/