Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të profesorit universitar, Arben Dërmaku.
Kastrati tha se Arbenin do ta kujtojmë gjithmonë si një nga kontribuesit më të mëdhenj në fushën e arsimit.
“I trishtë lajmi për ndarjen nga jeta të profesorit universitar dhe rektorit të Universitetit “Kadri Zeka”, Arben Dërmakut. Arbenin do e kujtojmë si një nga kontribuesit më të mëdhenj në fushën e arsimit, sepse nxorri gjenerata që sot janë profile të jashtëzakonshme.
Ngushëllime familjes, miqve dhe gjithë atyre që e njohën!”, ka shkruar Kastrati. /2LONLINE.com/