DYLON

Komuna e Kamenicës shpall gjendje emergjente

Komuna e Kamenicës shpall gjendje emergjente
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati pas gjendjes së krijuar nga vërshimet merr vendim për shpallje të gjendjes emergjente.

I pari i komunës, Qëndron Kastrati, përmes këtij vendimi obligon Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim, që të koordinojë dhe të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për evidentimin e dëmeve dhe sanimin e tyre, në bashkëpunim me të gjitha institucionet tjera relevante në Komunë.
Ekipet Komunale dhe ekipet e Zjarrëfikësve, janë gjatë gjithë kohës në terren për sanimin e problemeve aty ku ka nevojë.
Për të gjithë qytetarët e Komunës së Kamenicës, të cilët vazhdojnë të kenë problem nga vërshimet e ditëve të kaluara, këta numra janë në dispozicion për kontakt: 080011010 deri në orën 16:00, ndërsa edhe pas orës 16:00 të kontaktojnë në numrin 045549182, në çdo kohë që ata kanë nevojë. /2LONLINE.com/
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.