DYLON

Kryetari Rahimaj nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me CARITAS-in zviceran

Kryetari Rahimaj nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me CARITAS-in zviceran
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka njoftuar se kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me CARITAS-in Zviceran për projektin “Ndikimi i rinisë në mjedis-në kuadër të projektit YENI”.

I pari i komunës ka thënë se ky projekt ka për qëllim që të përmirësojë veprimin klimatik si dhe mbrojtjen e mjedisit.

EkoHigjiena

“Dje kemi nënshkruar Marrëveshjen e Bashkëpunimit me CARITAS-in Zviceran për projektin “Ndikimi i rinisë në mjedis-në kuadër të projektit YENI”. Marrëveshja e nënshkruar është bashkëpunim që do të zgjasë 3 vite, në përputhje me prioritetet e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal”, ka thënë Rahimaj.

Ky projekt ka për qëllim që të përmirësojë veprimin klimatik si dhe mbrojtjen e mjedisit.

“Të përfshirë në mënyrë direkte në këtë projekt, do të jenë nxënësit e shkollave të mesme të komunës sonë, që nëpërmjet aktiviteteve të tyre do të përmirësojnë veprimet klimatike si dhe do të kujdesen për mbrojtjen e mjedisit. Falënderoj drejtorin Afrim Dërvishi, për angazhimin e tij për të bërë të mundur realizimin e këtij bashkëpunimi”, ka thënë Rahimaj.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.