Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtorë ka vizituar sot fshatin Buzovik të Vitisë për të parë nga afër punimet që po zhvillohen në ndërtimin e një ure në afërsi të mullirit.
Kreu i kësaj komune tha se komuna e Vitisë, gjatë viteve të fundit ka ndërtuar shumë ura në lokalitet e ndryshme të kësaj komune me qëllim që banorët të lidhën me lokalitet e ndryshme dhe të kenë një infrastrukturë të zhvilluar.
Ai shtoi se në këtë fshat janë realizuar edhe disa projekte të tjera dhe se kjo komunë është e përkushtuar që të investoj në çdo cep të kësaj komune dhe atë në sektorë të ndryshëm me qëllim të krijoj kushte sa më të mira të jetës për qytetarët e saj. /2LONLINE.com/