Në 28 vjetorin e Shpalljes së Kushtetutës së Republikës së Kosovës në Kaçanik, më 7 shtator 1990, kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti ka uruar qytetarët e kësaj komune dhe të Kosovës, me rastin e kësaj dite historike për popullin e Kosovës.
“Dita e 7 Shtatorit të vitit 1990, ka hyrë në historinë më të re të Kosovës si ditë e vënies së themeleve të shtetit të Kosovës, që erdhi pas Deklaratës së Pavarësisë të 2 Korrikut të të njëjtit vit”, thuhet në urimin e kryetarit Haliti.