Disa pyetje Presidentit të Kosovës për bashkimin e Luginës me Kosovë

Disa pyetje Presidentit të Kosovës për bashkimin e Luginës me Kosovë

Tashmë deklaruat prerazi në emisionin ”Opinion” se nuk do të ketë copëtim të Kosovës, e as të Luginës, por do ta ”marrim” Kosovën Lindore si tërësi (Preshevë, Bujanoc, Medvegjë), dhe Kosovës nuk do ti hjeket asnjë komunë Sërbe.

Autor: Fikri Mehmeti

Poashtu keni thënë që mbi 98 % e qytetarëve të Luginës duan të bashkangjiten me Kosovë. E pyetjet e mia për ju z.President janë këto:

1. Medvegja udhëhiqet nga sërbët dhe dominohet nga ta, si do ta marrim një Medvegjë me shumicë sërbe?

2. Në Bujanoc dhe Preshevë kalon koridori X (hekurudha dhe autostrada 10), dhe gjendet baza ushtarake serbe, për të cilat sërbia do të bënte luftë evropiane, si do ti marrim këto dy komuna?

3. Në Kosovë për 18 vite keni qenë dhe jeni në pushtet në forma të ndryshme, përse mbi 3000 luginas i keni lënë pa shtetësi, do të thotë pa të ardhme?

4. Prishtina zyrtare për 18 vite ka ndarë vetëm 50.000 € për Luginën, ndërsa papunësia e shqiptarëve në Luginë është mbi 80 %, përse nuk keni kontribuar më shumë për një jetë më të mirë për luginasit në Luginë?

5. Mbi 20.000 luginas jetojnë në Kosovë të ardhur gjatë luftës së 99-ës, cilat projekte i keni realizuar për integrimin e tyre në shoqëri?

6. Gjatë reformës zgjedhore Luginasit kanë kërkuar nga ju të e kenë një ulëse të garantuar në Kuvendin e Kosovës si komunitet, përse nuk e keni rrespektuar kërkesën e tyre, nëse vërtetë iu intereson çka kërkojnë Luginasit?

7. Në Kuvendin e Kosovës në vitin 2013 është nxjerrë një rezolutë për Luginën, asnjë nga dhjetë pikat e saj nuk është rrespektuar nga ishqeveria juaj, dhe kjo aktuale, përse?

8. Përse asnjëherë deri tani nuk është folur në bisedimet Kosovë-Sërbi për problemet me të cilat ballafaqohen luginasit në sërbi?

9. Nëse mbi 98 % e luginasëve duan të bashkangjiten me Kosovë, ku dhe kur e keni bërë këtë sondazh dhe përse nuk e keni publikuar sepse dhjetëra familjarë të mi, dhe qindëra qytetarë tjerë thonë se nuk kanë marrë pjesë në asnjë lloj sondazhi?

 

Ky artikull nuk pasqyron qëndrim editorial të redaksisë! Për më tepër, ju lutem lexoni kushtet e përdorimit.

KOMENTE