Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, drejtoresha për Arsim, Fatbardha Emini dhe drejtori i DKRS-së, Milot Lala kanë mbajtur një diskutim të hapur për programin e bursave me studentët vitias.
Me këtë rast studentët nga Vitia janë njohur për së afërimi mbi bursat të cilat ofrohen nga komuna e Vitisë për studentët e saj.
Haliti ndër tjerash tha se Komuna e Vitisë, do të bënë shpërndarjen e 133 bursave për vitin akademik 2018/19 dhe atë në konfromë të Rregullores për ndarjen e bursave e cila është miratuar në Kuvendin Komunal të Vitisë.
Përndryshe ky takim është organizuar në kuadër të projektit “Rritja e pjesëmarrjes së të rinjve në vendimmarrje në Regjionin e Gjilanit” që implementohet nga KAND dhe përkrahet nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri të Hapur KFOS.