Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në takim përfaqësuesit e Zyrës së Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë.
Në këtë takim u bisedua rreth programit të ri të kësaj organizate, e që ka për qëllim rritjen e qëndrueshmërisë ekonomike të bizneseve mikro, të vogla dhe të mesme në Kosovë, si dhe rritjen e bizneseve që të jenë të gatshme të konkurojnë në treg më të gjerë.
Me këtë rast, kryetari Haliti u shpreh se komuna e Vitisë është e gatshme të vazhdoj bashkëpunimin me këtë organizatë, për çdo projekt apo program i cili është në të mirë të qytetarëve në këtë rast të bizneseve vitiase, duke theksuar se komuna e Vitisë tani më ka biznese të cilat përveç që janë zhvilluar maksimalisht kanë depërtuar edhe në tregjet evropiane. /2LONLINE/