DYLON

Azemi: Nuk duhet tani të nisin punime në ato rrugë ku ka shumë biznese që po e presin sezonën e tyre

Azemi: Nuk duhet tani të nisin punime në ato rrugë ku ka shumë biznese që po e presin sezonën e tyre
Avatar photo Redaksia

Komuna e Gjilanit përkundër që paralajmëroi se nga e hëna (27 Maj) që kaloi do të nis zbatimin e projektit të ndërtimit të rrugës “Adem Jashari” e Zija Shemsiu”, atë nuk e nisi, si duket, për shkak të reagimeve të bizneseve afariste në ato rrugë, që tani po përgatitën për sezonën e tyre, përgjatë muajve më frekuentues.

Ndonëse drejtuesit e komunës heshtin për arsyen e lirimit të Mentor Mihovcit, nga detyra e drejtorit të Drejtorisë së Shërbimeve Publike, duket se ky  “dështim” për të nis punimet me ditën e caktuar, mund të jetë njëra ndër arsyet e “mbushjes së kupës”.

EkoHigjiena

Sidoqoftë, reagime ka tani edhe nga subjektet politike, dhe Ardian Azemi, sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Dega në Gjilan tha se nuk duhet të nisen punime në ato rrugë ku ka shumë biznese e që mund të pengohet veprimtaria e tyre biznesore. Ato, tani nisin përgatitjet për sezonën e verës veçmas me ardhjen e bashkatdhetarëve në vendlindje.

“Gjilani është komuna më e pazhvilluar në Kosovë, bizneset janë përtoke. Jemi në prag të sezonës kur i kemi bashkatdhetarët në Kosovë, sezonë kjo të cilën e presin me padurim bizneset, andaj nuk duhet të fillojnë punime në rrugë ku pengohet qarkullimi i njerëzve dhe mallrave, rrjedhimisht pengohen bizneset”, ka thënë Azemi.

Sipas tij, Komuna duhet t’iu krijojë lehtësira bizneseve, qasje të lehtë e hapësira të mjaftueshme.

“Ato sot janë tu mbijetue, nuk bëhet fjalë për zhvillim e përparim, fatkeqësisht po mbijetojnë, andaj mos ua vështirësoni punën edhe më shumë”, ka thënë Azemi i AAK-së.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.