Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti gjatë vizitës së tij studimore në shtetin gjerman, ka vizituar kryetarin e komunës së Endingenit, Hans Joachim Schwarz dhe kryetarin e Komunës së Frieburgut, Iris Basche.
Gjatë kësaj vizite ai është njohur për së afërmi rreth implementimit të ligjit për efiçencë të energjisë.
Përndryshe Kryetari Haliti po qëndron në Gjermani në kuadër të projektit “Mbështetja për Zbatimit të Pakos së tretë të Energjisë me fokus në Efiçiencë të Energjisë dhe Burimeve të Ripërtëritshme”, i cili financohet nga Bashkimi Evropian dhe implementohet nga GFA Consulting Group GmbH.
Gjithashtu, komuna e Vitisë është edhe nënshkruese e Kartës së Energjisë,e cila ka për qëllim, promovimin në mënyrë aktive të efiçiencs së energjisë, energjinë e ripërtritshme dhe menaxhimin e energjisë, si në ndërtesa dhe sisteme të shërbimeve, në shtëpi dhe në sektorin e biznesit.