Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga drejtoresha e Arsimit, Arta Ajeti kanë parë gna afër punimet që po zhvillohen në zgjerimin e objektit shkollor “Ahmet Hajdari” paralelja e ndarë në Ramnishtë.
Kryetari Haliti tha se zgjerimi i këtij objekti shkollor është bërë me qëllim të krijimit të hapësirave për mësimdhënie dhe mësimnxënie.
Përndryshe investimet në këtë shkollë janë mirëpritur nga banorët e fshatrave përreth pasi që mësimet në të i ndjekin nxënës nga fshatrat e ndryshme si Ramnishta, Begunca dhe Potgorci. /2LONLINE/