DYLON

Prokuroria Themelore në Gjilan mban takim me ekspertët psikologë për rajonin e Gjilanit

Prokuroria Themelore në Gjilan mban takim me ekspertët psikologë për rajonin e Gjilanit
Avatar photo Redaksia

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë ditës së sotme ka mbajtur takim pune me ekspertët psikologë për rajonin e Gjilanit, të cilët janë pritur nga zëvendës Kryeprokurori, Isuf Sadiku dhe prokurorë të kësaj prokurorie, takim ky i ftuar nga udhëheqësja e Departamentit të Përgjithshëm, Rozelida Manastiri, njëherit edhe koordinatore për rastet e dhunës në familje.

Në këtë takim morën pjesë edhe hetues policor dhe udhëheqësi i Zyrës për Mbrojtjen e Viktimave, për rajonin e Gjilanit, qëllimi i të cilit ishte trajtimi sa më adekuat i viktimave nga dhuna psikologjike.

EkoHigjiena

Fillimisht, zëvendës Kryeprokurori dhe udhëheqësja e Departamentit të Përgjithshëm falënderuan të pranishmit për bashkëpunimin e deritanishëm, duke theksuar se në raste ku është e përdorur dhuna psikologjike të ftohen psikologët, në cilësinë e ekspertëve me qëllim të ofrimit të mbështetjes psikologjike të viktimave, si nga dhuna në familje ashtu edhe të viktimave të rasteve tjera ku kërkohet ekspertimi psikologjik

Gjatë këtij takimi, u nxjerr konkluzion që për rastet specifike, posaçërisht për rastet e  dhunës në familje, si pasojë e dhunës psikologjike, gjatë intervistimit të viktimave në stacion policor të marrin pjesë edhe psikologët, të cilët shprehën gatishmërinë e tyre për të bashkëpunuar me policinë, Zyrën për Mbrojtjen e Viktimave dhe prokurorët e kësaj prokurorie. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.