Sot kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka përcjellë për së afërmi punimet që janë duke u zhvilluar në rrugën “Kongresi i Manastirit” në Viti dhe në fshatin Gërmovë te fusha sportive.
Përndryshe, nëpër shumë lokalitete të komunës së Vitisë, janë duke u kryer punime të ndryshme në shtrimin e rrugëve, trotuareve e shumë punime të tjera, gjithnjë në të mirë të qytetarëve të kësaj komune pa dallime, thuhet në njoftimin e komunës. /2LONLINE/