DYLON

Kompensimi i orëve të humbura në arsim gjatë ditëve të vikendit, nga njëri gabim – në gabimin tjetër!

Kompensimi i orëve të humbura në arsim gjatë ditëve të vikendit, nga njëri gabim – në gabimin tjetër!
Avatar photo Redaksia

Shkruan: Samir Berisha

Të humben orët mësimore për një muaj dhe të bëhemi sikur nuk ka ndodhur asgjë dhe për këtë askush të mos jap llogari është e çuditshme. Për një muaj grevë, e që u stërzgjatë si rezultat i inateve dhe tekeve tipike shqiptare, e cila për mendimin tim më tepër se dy ditët e para (enjte&premte) ka qenë absolut e panevojshme dhe me dëme të mëdha.

EkoHigjiena

Zëvendësimi efikas i këtyre orëve të humbura është thuajse i pamundur të arrihet 100%, kalendari i ri shkollor i përshpejtuar për kompensimin e ditëve të humbura gjatë ditëve të vikendeve dhe pushimeve dimëror, pranverore e veror është gabimi i radhës në këndvështrimin tim. I njëjti është shumë ngarkesë për të gjithë. Ky kalendar çrregullon shumëçka në jetën e të gjithëve në këtë vend, e parasë gjithash të vet nxënësve të cilëve ua pamundëson zhvillimin e aktiviteteve të tjera në talente, hobi, sporte e të tjera. Shkolla ju mjafton pesë ditë në javë, vikendet e pushmet u takojnë atyre të zgjedhin vet se çka duan bashkë me prindërit e gjyshërit.

Jo me shumë argumente e as bindja nga ana ime, por ndoshta mënyra më e mirë për zëvendësimin e këtyre orëve të humbura është: vazhdimi i procesit të rregullt mësimor në përfundim të vitit shkollor jo më shumë së dy javë, dhe nga ana tjetër t’i lihet një autonomi mësimdhënësit në riplanifikim; si fuzionimin e disa njësive mësimore në ato fusha ku ka hapësirë, diku-diku të planifikohen më pak orë të tipit përsëritje, përforcime apo aktivitete të ndryshme brenda e jashtëshkollore me qëllimin e vetëm që të mbulohen sa më mirë orët e humbura.

Nëse grevën e organizoi sindikata dhe “inati” është mes qeverisë dhe sindikatës kjo luftë të vazhdojë mes tyre, por mos të përsëritet gabimi i radhës me përfshirjen e nxënësve dhe prindërve me ditët e vikendeve e pushimeve sepse kjo është mbingarkesë për të gjithë e në veçanti për vet nxënësit. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.