Kreu i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka reaguar sërish për shkak të mungesë së energjisë elektrike, që po shkakton pakënaqësi te qytetarët vitias.
“Edhe njëherë kërkojmë nga autoritetet dhe udhëheqësit e KEDS-it, që të bëjnë çmos që të mos kemi reduktime të tilla të energjisë elektrike dhe të mendojnë për konsumatorët e tyre”, ka thënë Haliti, transmeton 2LONLINE.com.
***
Sinqerisht është e pakuptimit ndërprerja e energjisë elektrike nga KEDS-i në territorin e komunës sonë dhe atë pa paralajmërim.
Këto ndërprerje të energjisë elektrike po shkaktojnë pakënaqësi edhe tek qytetarët tanë të cilët po ankohen tek organet komunale për mungesë të energjisë elektrike.
Fatkeqësisht ndërprerjet e energjisë elektrike në kohën kur kemi një fluks të madhe të bashkatdhetarëve tanë po ndikojnë edhe në vonesa në shërbimet e ndryshme për të cilët ata kanë nevojë në vendlindjen e tyre.
Po ashtu duhet të kemi në konsideratë se aktualisht po mbretërojnë temperaturat e larta.
Prandaj edhe njëherë kërkojmë nga autoritetet dhe udhëheqësit e KEDS-it, që të bëjnë çmos që të mos kemi reduktime të tilla të energjisë elektrike dhe të mendojnë për konsumatorët e tyre.
Sinqerisht
Kryetari i komunës së Vitisë
Sokol Haliti