Rexhep Mazreku, zëvendësministër i Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport të Republikës së Kosovës, është pritur sot në takim nga kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe zëvendëskryetari i tij, Hasan Aliu si dhe drejtori i DKRS-së, Milot Lala.
Gjatë këtij takimi ata kanë bashkëbiseduar rreth aktiviteteve të komunës në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit. Bëhet me dije se ata kanë bashkëbiseduar edhe për nevojat e kësaj komune për investime në sektorët që janë në interes të kulturës, rinisë dhe sportit.
Pas këtij takimi zyrtarët e MKRS-së nën shoqërimin e drejtorit, Lala kanë vizituar edhe vend punishten, ku po ndërtohet palestra sportive por edhe stadiumin e qytetit të Vitisë.
Haliti ndër tjerash tha se komuna e Vitisë, ka artistë e sportistë, por edhe një rini të shkëlqyer për të cilën duhet të krijohen kushte sa më të mira, duke potencuar se përmes punës së tyre ata janë ambasadorët më të mirë të vendit.
Kurse Miloti Lala e njoftoj zëvendësministrin Mazreku mbi aktivitetet e ndryshme që zhvillohen në këtë komunë e që kanë në veçanti mbështetjen e DRKS-së dhe të kryetarit Haliti.