DYLON

Drejtori Hyseni nënshkruan marrëveshje me Universitetin e Prishtinës

Drejtori Hyseni nënshkruan marrëveshje me Universitetin e Prishtinës
Avatar photo Redaksia

Drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Kamenicës, Behar Hyseni sot ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin e Prishtinës më saktësisht Departamentin e Historisë të përfaqësuar nga Prof.Dr. Mentor Hasani i cili njëherësh është edhe shef i këtij departamenti.

Bashkëpunimi në fjalë është lidhur me qëllimin e bashkëpunimit të të dy institucioneve në lëmin e historisë e që përfshin: hartimin e një kalendari të përbashkët të aktiviteteve shkencore, bashkëpunimi në organizimin e konferencave, simpoziumeve, tryezave shkencore e hulumtimeve, botimin e studimeve monografike dhe vëllimeve dokumentare nga fusha e historisë, arkeologjisë, trashëgimisë kulturore e turizmit, organizimin e debateve si dhe organizimin e ciklit të ligjeratave mbi rolin e historianit dhe ligjërimit të historisë.  /2LONLINE/

EkoHigjiena

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.