Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në takim Ekipin për Monitorim dhe Ndërlidhje të KFOR-it amerikan (LMT) në Viti.
Në këtë takim është diskutuar rreth Konferencës së Kryetarëve të Rajonit të Lindjes, e cila do të mbahet për herë të dytë dhe kësaj here komuna e Vitisë, është zgjedhur nikoqire.
Gjatë këtij takimi gjithashtu është biseduar rreth zhvillimeve të gjithë mbarshme në komunën e Vitisë, projektet e shumta që do të kryhen në vazhdim e që janë në të mirë të të gjithë qytetarëve vitias, pa dallime.
Kryetari Haliti, i ka falënderuar për bashkëpunimin e ndërsjelltë që ka KFOR-i si dhe angazhimin e madh, në garantimin e sigurisë për qytetarët e kësaj komune.. /2LONLINE/