Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në takim presidentin e Shoqatës së Miqësisë Kosovë-Austri, Arsim Vranovci, me të cilën edhe kanë nënshkruar një memorandum mirëkuptimi.
Gjatë këtij takim Haliti dhe Vranovci kanë potencuar bashkëpunimin e mirë që ka Vitia dhe Kosova me shtetin austriak dhe miqësinë mes këtyre dy shteteve dhe interesimin e thellimit të bashkëpunimit në interes të përbashkët.
Sipas këtij dokumenti qëllimi i këtij bashkëpunimi është bashkëpunimi i dy institucioneve me rastin e shënimit të ditës së shtetësisë së Austrisë.
Bëhet me dije se me rastin e ditës së pavarësisë së Austrisë, që shënohet me 26 tetor do të këtë aktivitete edhe në komunën e Vitisë. /2LONLINE/