Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur sot në takim përfaqësues nga organizata “CNVP”, me ç’rast është nënshkruar një memorandum bashkëpunimi në mes të komunës së Vitisë, organizatës “CNVP”, konkretisht projektit (SUNREED), dhe Grupit Lokal të Veprimit (GLV), për të vendosur inkubatorin e biznesit .
Në këtë takim, kryetari Sokol Haliti, konfirmoi funksionalizimin e inkubatorit të biznesit dhe përgatitjen e hapësirës për sektorin e produkteve pyjore –jodrusore, që përmes projektit SUNREED, i cili mbështetet nga Ambasada Suedeze, do të inicohet organizimi, funksionimi i grupit të grave dhe të rinjëve duke ndikuar në punësim, ngritjen e kapaciteteve, aplikimin e teknologjive të avancuara dhe zhvillimin e tregut, që do të jenë në funksion për tërë grupin e grave në këtë sektor. Më tej kryetari Haliti theksoi se komuna e Vitisë, do të jetë ndër komunat e para që do të fillojë funksionimin e inkubatorit të biznesit.
Përndryshe, kjo marrëveshje e partneritetit do të jetë kontribut nga tri palët, për të zhvilluar dhe shtuar vlerën e produkteve pyjore –jodrusore, sidomos të frutave manore përmes përfshirjes së grupit të grave. /2LONLINE/