Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti po qëndron për vizitë në Komunën e Kriva Palanka të Maqedonisë së Veriut.
Kjo vizitë po bëhet në kuadër të bashkëpunimit të Komunës së Vitisë dhe Kriva Palanka në kuadër të projektit Ndërkufitar të Bashkimit Evropian “Cross Border”, në komponentën “Turizmi pa Kufi”.
Aty Kryetari Haliti është pritur nga homologu i tij maqedonas, Borjancho Micevski i cili e ka nderuar kryetarin Haliti me mirënjohje për bashkëpunim ndërinstitucional.
Gjatë qëndrimit të tij në këtë komunë, Kryetari Haliti pritet të zhvilloj takime dhe vizita të ndryshe dhe ndër to do të vizitoj edhe shëtitoren që është ndërtuar në këtë komunë në kuadër të projektit Ndërkufitar “Cross Border” të Bashkimit Evropian.