• INFO+
  • NACIONALE
  • POLITIKË
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • Tjera
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N’RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
  1. Home
  2. Nacionale
  3. QKRMT reagon pas publikimit të fotografisë për dhunën seksuale gjatë luftës në Kosovë
Nacionale

QKRMT reagon pas publikimit të fotografisë për dhunën seksuale gjatë luftës në Kosovë

by Redaksia 2LONLINE 16 Maj, 2019 2 min read
 QKRMT reagon pas publikimit të fotografisë  për dhunën seksuale gjatë luftës në Kosovë

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) ka reaguar në lidhje me publikimin e fotografisë së një gruaje të dhunuar nga ushtarët serbë gjatë luftës në Kosova nga deputetja Flora Brovina, duke u shprehur se publikimi i këtyre pamjeve në mënyrë të plotë – pa cenzurë, i ka rikthyer kujtimet e tmerrshme të luftës për shumë gra, burra e fëmijë që kanë përjetuar këtë tmerr, duke ritraumatizuar dhe duke i thelluar edhe me tej plagët dhe dhimbjet shpirtërore të tyre të përjetuara gjatë luftës.

Ja reagimi i plotë:

REAGIM PAS PUBLIKIMIT TË FOTOGRAFISË PËR DHUNËN SEKSUALE GJATË LUFTËS NË KOSOVË

Pas publikimit në media dhe rrjetet sociale të fotografisë, e cila paraqet kryerjen e dhunimeve gjatë luftës në Kosovë, QKRMT ka pranuar shumë telefonata dhe reagime nga të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë si dhe nga familjarët e tyre. Të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë janë tepër të shqetësuar dhe të indinjuar pas publikimit të këtyre pamjeve.

Publikimi i këtyre pamjeve në mënyrë të plotë – pa cenzurë, i ka rikthyer kujtimet e tmerrshme të luftës për shumë gra, burra e fëmijë që kanë përjetuar këtë tmerr, duke ritraumatizuar dhe duke i thelluar edhe me tej plagët dhe dhimbjet shpirtërore të tyre të përjetuara gjatë luftës.

Paraqitja e këtyre imazheve në mënyrë publike më së paku iu ndihmon të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës si dhe familjarëve të tyre, andaj për shkak të emocioneve të provokuara dhe për shkak të pamjeve të ndieshme, kërkojmë nga mediat dhe të gjithë ata që e kanë publikuar këtë fotografi, ta largojnë nga shfaqja në publik.

Tags: Flora brovina nacionale Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Sport

FC Drita nuk ia doli, KF Llapi fitues i Kupës

26 Maj, 2022
Policia

Policia Kufitare nga Rajoni i Lindjes parandalojnë kontrabandë të mallrave

26 Maj, 2022
Gjykatë/Prokurori

Kryetari i Gjykatës në Gjilan pret në takim drejtuesit e Stacionit Policor

26 Maj, 2022
Gjilan

Kuvendi i Gjilanit anulon vendimin për PZHK 2021-2029 

26 Maj, 2022
Lajme të ngjashme

Xhabir Hamiti ambasadori i ri i Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe, dorëzon letrat kredenciale

18 Dhjetor, 2021

REAGIM: Kriza energjetike është në radhë të parë krizë e vendimmarrjes dhe politikave të munguara!

17 Dhjetor, 2021

Alban Hyseni: Sakrifica, puna dhe gjithçka për të cilën ka luftuar Astriti, do të jenë gjithmonë në memorien tonë e do të na përcjellin përherë

5 Nëntor, 2021

Nga 1.619 testime, 14 qytetarë kanë rezultuar pozitiv në Covid

5 Nëntor, 2021

Odat Amerikane të Evropës të përkushtuara ndaj ndryshimeve klimatike

2 Nëntor, 2021

Moti në vendin tonë

28 Tetor, 2021

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
  • Info+
  • Nacionale
  • Politikë
  • Policia
  • Op/Ed
  • Sport
  • Art/Kult
  • Shneta
  • Lugina
  • Gjykatë
  • N'rrjet
  • Rrotull
  • 2LTV
  • Njoftime/Shpallje
  • Promo
  • Magazina

Ky portal mirëmbahet nga N.SH 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com