DYLON

OAK dhe bizneset e sektorit minerar kërkojnë hapa konkret të veprimit nga MBPZHR

OAK dhe bizneset e sektorit minerar kërkojnë hapa konkret të veprimit nga MBPZHR
Avatar photo Redaksia

Koordinimi lidhur me hapat e nevojshëm që do të ndërmarrim si pasojë e mosreagimit të Ministres së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR-së) Dijana Zhiviç lidhur me ndryshimin e udhëzimeve administrative të cilat kufizojnë Tokën me kohëzgjatje deri max 5 vjet, sipërfaqen max 5 hektar dhe çmimi prej 2000 euro për hektar në vit, ishin tema kryesore e takimit të përbashkët të realizuar nga bizneset e sektorit minerar në Odën e Afarizmit të Kosovës.

Kryetari i Bordit të Odës së Afarizmit të Kosovës Skënder Krasniqi theksoi të gjitha aktivitetet e deritanishme që janë ndërmarr nga OAK në bashkëpunim me bizneset, me qëllim të arritjes së krijimit të lehtësirave për këtë sektor, duke shtuar që të gjitha këto takime u realizuan me qëllim të ndryshimit të udhëzimeve administrative që po pengojnë zhvillimin e bizneseve të këtij sektori dhe njëkohësisht po largojnë investitorët e huaj.

Përfaqësuesit e bizneseve të sektorit minerar, shprehën shqetësimin e tyre, duke kërkuar nga Ministrja Zhiviç që të kthej përgjigje, ashtu siç ka premtuar në takimin e fundit të realizuar, që deri më datën 02.05.2019 do të njoftojë në lidhje me veprimet që do të ndërmarr, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

EkoHigjiena

Si rrjedhojë, bizneset u zotuan që do t’i përdorin të gjitha metodat ligjore për të ndryshuar këto udhëzime, të cilat do të lejojnë lulëzimin e një nga sektorët më me potencial në vend, në të kundërt do të realizojnë edhe protesta para Ministrisë dhe Qeverisë së Kosovës.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.