Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka mbajtur sot takimin e parë publik me publik me qytetarë. Me këtë rast, ai i ka njoftuar ata për punën e qeverisë komunale në gjashtë mujorin e parë të këtij viti si dhe për planet për pjesën e mbetur të vitit 2024.
Në këtë takim fillimisht para qytetarëve u bë një video prezantim nga punimet e kryera në lokalitet e ndryshme të komunës së Vitisë si dhe nga aktivitet e zhvilluara dhe atë nga Plus Televizion.
Në këtë takim kryetari Haliti, pos që i ka njoftuar qytetarët me aktivitet dhe punët e komunës, ka theksuar edhe përkushtimin e qeverisjes lokale në përmirësimin e vazhdueshëm të jetës së qytetarit.
Ai poashtu përmendi edhe shumë projekte që janë realizuara në të gjitha lokalitet e komunës së Vitisë. Ndërkaq, pjesa e dytë e këtij takimi ishte e hapur për qytetarët të cilët parashtruan pyetjet apo komentet e tyre të drejtuar kryetarit të komunës. /2LONLINE/