DYLON

Prezantohen hartat e rrezikshmërisë nga vërshimet

Prezantohen hartat e rrezikshmërisë nga vërshimet
Avatar photo Redaksia

Në prezantimin ”Hartat e rrezikshmërisë nga vërshimet dhe hartat e rrezikut nga vërshimet për të gjitha pellgjet e lumenjve në Kosovë”,  që u bë ishin edhe drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim,  Bejtullah Osmani dhe drejtori për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit, Ali Arifi.

Kjo punëtori u organizua nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ku ministri Liburn Aliu, tha se projekti ”Hartat e Rrezikshmërisë nga Përmbytjet dhe Rrezikut nga Vërshimet”, tashmë drejt përfundimit.

EkoHigjiena

Sipas tij në kontekstin e mbrojtjes nga vërshimet dhe përshtatjes ndaj ndryshimeve klimatike, janë angazhuar maksimalisht në hartimin e Planeve të Menaxhimit të Rrezikuar nga Vërshimet.

“U prezantuan Hartat e Rrezikshmërisë, si një hap tejet i rëndësishëm, po aq sa edhe i domosdoshëm drejt përmirësimit të menaxhimit të rrezikut nga përmbytjet dhe përshtatjes ndaj ndryshimeve klimatike”, tha Aliu.

Ministri, shtoi se mbështetja në hartat e rrezikut nga përmbytjet është kritike për planifikimin urban dhe infrastrukturën, njëherit Ministria është e angazhuar maksimalisht në implementimin e hartave të rrezikut nga vërshimet për të forcuar kapacitetet tona për menaxhimin e krizave. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.