Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka marrë sot pjesë në takimin e përbashkët të kryetarëve të Komunave të Republikës së Kosovës me Presidenten e Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani – Sadriu.
Ky takim është mbajtur nën organizimin e Presidencës së Republikës së Kosovës me Asociacioni e Komunave të Kosovës.
Gjatë këtij takimi Këshilli i kryetarëve të komunave ku bënë pjesë edhe i kryetari i komunës ë Vitisë, Sokol Haliti, kanë diskutuar për rolin e komunave në parandalimin e dhunës me bazë gjinore, rolin e pushtetit lokal në zhvillimin e turizmit në Kosovë, bashkëpunimi mes Presidencës dhe Komunave në realizimin e projekteve si dhe për sfidat e komunave në qeverisjen lokale por edhe për çështje të tjera. /2LONLINE/